Donald Trump mbron protestuesit e Kapitolit

16:02 26/03/2021

Ish-Presidenti amerikan është shprehur se ata përbënin një kërcënim zero për demokracinë

Donald Trump ka mbrojtur disa nga mbështetësit e tij të cilët protestuan në Kapitolin e SHBA në 6 Janar, duke thënë se ata përbënin kërcënim zero.

Në një intervistë për Fox News, me gazetaren Laura Ingraham ish-Presidenti amerikan pranoi se ata që sulmuan Kapitolin hynë brenda dhe nuk duhet ta kishin bërë atë, por ai shtoi se ata nuk kanë sulmuar asnjë prej forcave të rendit dhe nuk përbëjnë asnjë rrezik.

MĂ« shumĂ« se 300 njerĂ«z janĂ« akuzuar nĂ« lidhje me trazirat. Autoritetet kanĂ« thĂ«nĂ« se ata besojnĂ« se tĂ« paktĂ«n 100 tĂ« tjerĂ« mund tĂ« pĂ«rballen me akuza.

Sulmi pasoi njĂ« tubim tĂ« zjarrtĂ« tĂ« Trump jashtĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« nĂ« tĂ« cilĂ«n ai nxiti njĂ« grup mbĂ«shtetĂ«sish tĂ« tij tĂ« “luftonin si patriot pĂ«r tĂ« nĂ« Kapitol.  Dhoma e PĂ«rfaqĂ«suesve e fajĂ«soi Trump pĂ«r herĂ« tĂ« dytĂ«, por Senati pĂ«rfundimisht e liroi atĂ« pĂ«r nxitjen e sulmit.

Gjatë intervistës në Fox News, Trump gjithashtu kritikoi Anthony Fauci, ekspertin e sëmundjeve infektive amerikane në lidhje me pandeminë e Covid 19. Trump u shpreh se pandemia u trajtua në mënyrën më të mirë të mundshme gjatë administratës së tij pavarësisht kundërshtimeve dhe masave që Fauci kërkonte të ndërmerreshin.

Në kohën kur koronavirusi u përhap në SHBA, Fauci dhe Trump kanë ndarë mendime të kundërta në lidhje me trajtimin e pandemisë.

Klan News










TĂ« ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *