Donaruma bëhet problem te Italia, tani kombëtarja nuk do të luajë më në Milano








Italia ka arkivuar pjesëmarrjen në finalet e Ligës së Kombeve dhe tani është e përqendruar vetëm te ndeshjet e muajit të ardhshëm në kualifikueset e Botërorit. Sfida e parë është ndaj Zvicrës dhe italianët janë të ndërgjegjshëm që aty vendoset fati i tyre në grup. Por për atë duel ka një problem të madh, që quhet Xhixhio Donaruma.

DONARUMA

Për të evituar një ngjarje të ngjashme me atë të Suedisë disa vite më parë që i kushtoi Botërorin 2018, Federata italiane do një atmosferë sa më pozitive pranë kombëtares. Por një gjë e tillë nuk mund të ndodhë në Milano, në ndeshjen e Ligës së Kombeve, tifozët vendas vërshëllyen Xhixhio Donarumën ndërsa hapën parulla kundër tij në rrugët e qytetit.

Ndaj federata kategorikisht ka hedhur poshtë mundësinë që ndeshja me Zvicrën të luhet në Milano, duke kërkuar që ajo të zhvillohet në Romë, Torino apo Bergamo.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *