
Rusia po shqyrton mundësinë e tërheqjes nga marrëveshja e grurit, ka paralajmëruar sot presidenti rus Vladimir Putin në një takim me gazetarët.
Ai tërhoqi vëmendjen për faktin se shumica e grurit ukrainas, në kundërshtim me marrëveshjet, shkon në vendet mjaft “të begata” të Bashkimit Evropian.
“Ne e kuptojmë këtë. Ne ramë dakord qëllimisht për marrëveshjen e grurit, për të mbështetur vendet në zhvillim, miqtë tanë, dhe për të hequr sanksionet ndaj sektorit tonë bujqësor. Megjithatë ne u mashtruam sërish,” u shpreh ai.
Putin shtoi se pothuajse asnjë pjesë e grurit ukrainas nuk arrin në vendet afrikane. “Prandaj, ne tani po mendojmë të tërhiqemi nga kjo e ashtuquajtur marrëveshje e grurit”, theksoi kreu i Kremlinit.
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al