Dorëheqja e 2 ministrave/ Johnson-it “i del duarsh” qeveria, shpallin largimin edhe 2 deputetë bashkë me nënkryetarin e Konservatorëve

Tronditja për qeverinë e Boris Johnson në Britaninë e Madhe po vazhdon pa u ndalur këtë mbrëmje. Pas dorëheqjeve të ministrave të Financave dhe Shëndetësisë, Rishi Sunak dhe Javid David, edhe dy deputetë të tjerë konservatorë kanë zgjedhur të largohen.

Konservatori i Red Wall, Jonathan Gullis, ka dhënë dorëheqjen e tij si sekretar privat parlamentar i Sekretarit të Shtetit për Irlandën e Veriut, duke thënë se Partia Konservatore ka qenë “më e fokusuar në trajtimin e dëmtimit të reputacionit tonë sesa të ofrojë zgjidhje për njerëzit e këtij vendi”.

Gullis ishte një mbështetës i zëshëm i Boris Johnson përpara dorëheqjes së tij. Më pak befasuese, por e rëndësishme për “shkundjen” që qeveria po merr në sytë e opinionit publik është edhe dorëheqja e Saqib Bhatti, i cili ka thënë se është larguar si PPS në Departamentin e Shëndetësisë dhe Kujdesit Social pasi Sekretari i Shëndetësisë Sajid Javid bëri të njëjtën gjë më herët.

Dhe një tjetër emër i rëndësishëm që ka dhënë dorëheqjen është nënkryetari i Partisë Konservatore, Bim Afolami, i cili ndryshe nga të tjerët e ka paraqitur dorëheqjen drejtpërdrejt në Desk News të TalkTV.

Dorëheqja vjen vetëm disa javë pasi bashkëkryetari i Partisë Konservatore Oliver Dowden dha dorëheqjen për të marrë përgjegjësinë për humbjet e dyfishta të zgjedhjeve të brendshme në Tiverton & Honiton dhe Wakefield më 23 qershor.

Afolami, deputet për Hitchin dhe Harpenden, tha: “Pas akuzave të fundit për ish-zëvendëskryetarin dhe gjëra të tjera që kanë ndodhur gjatë javëve të fundit, thjesht nuk mendoj se kryeministri ka më, jo vetëm mbështetjen time, por ai nuk e ka më, nuk mendoj, mbështetjen e partisë, madje as të vendit. Unë mendoj se për këtë arsye ai duhet të japë dorëheqjen”.

Por, cilët ministra të kabinetit po mbështesin ende Boris Johnson?

Zëvendëskryeministri Dominic Raab dhe Sekretarja e Brendshme Priti Patel nuk pritet të largohen. Një burim i afërt me Raab tha se ai ishte ‘besnik’ ndaj Johnson, ndërsa një aleat i zonjës Patel tha ‘ajo do të qëndrojë’.

Ndërkohë, arkitekti që qëndron pas Brexit dhe ish-shefi i stafit të zotit Johnson ka përdorur Tëitterin e tij për të shpallur me gëzim parrulën “#Ndryshimi i regjimit në numrin 1”, duke sugjeruar se ai mendon se koha e kryeministrit ka mbaruar.

Cummings ka qenë një kritik i zëshëm i kryeministrit që kur ai u shkarkua pa ceremoni nga roli i tij në Downing Street pas një grindjeje me gruan e Johnson, Carrie.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.