Dorëheqja e Mark Markut/ Deputetja e zgjedhur e PD: S’do ta miratoja aktin e tij, beteja duhet vazhduar. Të nxituarit t’i ruajnë poplat e sulmit për “bishën” e vërtetë










flutura acka mark marku

Deputetja e zgjedhur e Partisë Demokratike, Flutura Açka ka komentuar reagimet që solli vendimi i Mark Markut për të hequr dorë nga mandati i deputetit që fitoi në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Në një postim në rrjetet sociale, Açka iu drejtohet atyre që i quan “të nxituar” që kritikat e tyre, ‘t’i ruajnë për bishën e vërtetë”.

“Ndaj, të nxituarit, e mësuar t’i gjykojnë veprimet e tjetrëve nga kuti i tyre, është mirë t’i ruajnë poplat e sulmit të tyre për “bishën” e vërtetë, që është në fakt një zogori që vodhi vullnetin e shqiptarëve në zgjedhjet e fundit dhe po ua vjedh shqiptarëve çdo ditë frymën nga pak, e nga shumë”.

Deputetja e zgjedhur shkruan gjithashtu se “nuk do ta miratoja aktin e tij, pasi beteja duhet vazhduar, por nuk gjej të drejtë ta këshilloj”.

REAGIMI I PLOTE

Poplat mbi Markun i ruani për bishën

“Nëse unë dhe bota nuk shkojmë mirë, botës i duhet të ndryshojë”, thotë një shprehje që shpesh më ndihmon të pranoj, se kur them një fjalë a bëj një veprim për të cilët jam e bindur se kam të drejtë, t’i shkoj atyre deri në fund.

Po e ndjek me trishtim skizmën psikike që po ndodh pas dorëheqjes së Mark Markut dhe nga të dyja anët ka nga ata që i largohen thelbit të pastër të kësaj ikjeje. Nuk është braktisje, është një qëndrim personal, i komentueshëm, por jo i gjykueshëm, kur është fjala për njerëz me integritet si profesor Marku.

Do ta gjykoja, nëse do të gjeja dikë që t’i afrohej luftës opozitare të palodhur të tij nga jashtë deryrës politike, që do të thotë se ka qenë e drejtë, apolitike dhe e përgjegjshme.

Do ta gjykoja po ta kishte lënë në mes fushatën e vështirë të zgjedhjeve, me një kundërshtar të pabesë, të dhunshëm dhe pa principe politike.

Do ta gjykoja po të bënte sikur të mos e dinte se me çfarë dileme politike, morale, ligjore dhe etike hyn Opozita në parlament në shtator.

Marku Marku ka integritet mjaftueshëm për vete dhe ata që pësuan skizmë mentale nga ngjarja. Mjaft që të analizojnë me qetësi.

Të vetmen gje që gjykoj, është pafatësia jonë prej mungesës së një figure me personalitet të lartë në një front aq të rëndësishëm të luftës opozitare siç është Parlamenti dhe personalisht mungesën e një kolegu të vyer, nga i cili ke çfarë dhe si të mësosh të bësh opozitë. Sa për veten, nuk do ta miratoja aktin e tij, pasi beteja duhet vazhduar, por nuk gjej të drejtë ta këshilloj. Nuk besoj as ai nesër të tjerët që mendojnë ndryshe prej tij në rrethana të caktuara.

Ndaj, të nxituarit, e mësuar t’i gjykojnë veprimet e tjetrëve nga kuti i tyre, është mirë t’i ruajnë poplat e sulmit të tyre për “bishën” e vërtetë, që është në fakt një zogori që vodhi vullnetin e shqiptarëve në zgjedhjet e fundit dhe po ua vjedh shqiptarëve çdo ditë frymën nga pak, e nga shumë.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *