Dorëhiqet guvernatori i Nju Jorkut

19:31 10/08/2021

Andrew Cuomo u akuzua për ngacmim seksual

Ka dhënë dorëheqjen nga detyra guvernatori demokrat i Nju Jorkut, Andrew Cuomo.

Vendimi vjen pas përfundimit të një hetimi të nisur nga disa akuza për ngacmim seksual.

Ai u shpall fajtor për ngacmimin e të paktën 11 grave ndër vite.

“Mënyra më e mirë për të ndihmuar qeverinë është që të largohem”, tha 63-vjeçari në një deklaratë.

Cuomo është përballur prej disa muajsh nga akuza të shumta për ngacmim seksual të cilat ai i ka mohuar.

Kërkesë për dorëheqje i bëri edhe Presidenti Joe Biden.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *