Dorëhiqet komandanti i flotës ushtarake gjermane

23:21 23/01/2022

Kërkoi që Putin të respektohej. Ishte kundër qëndrimit të NATO-s ndaj Rusisë

Një deklaratë në mbështetje të Vladimir Putinit i kushtoi postin e kreut të flotës ushtarake detare gjermane Kai Ahim Shynbah. 56-vjeçari i dorëzoi dorëheqjen e parevokueshme ministres Kristine Lambreht, pas qarkullimit në media të një videoje, ku ai jepte opinionin e tij për krizën në Ukrainë në një forum për politikat ndërkombëtare në Nju Dehli.

“Ajo çfarë Putin kërkon në të vërtetë është respekti. Dhe… Zot i madh… të respektosh dikë nuk të kushton asgjë. Është kaq e lehtë t’i japësh respektin që kërkon dhe mbase edhe e meriton”.

Shynbah ishte i mendimit se NATO duhej të dëgjonte thirrjet e Rusisë për të shmangur një konflikt me një prej ushtrive më të fuqishme të botës. Për Krimenë e aneksuar nga Rusia në 2014-ën shprehet se është çështje e mbyllur.

Komentet e tij vijnë pak ditë pasi qeveria gjermane njoftoi se nuk do të dërgojë armatim në Ukrainë, pasi kjo nuk është në përputhje me rregullat e reja të miratuara në fund të vitit të kaluar për kufizimin e eksportit të armëve.

Kjo lëvizje është kritikuar nga aleatët e tjerë të NATO-s, të cilët thonë se Berlini po përpiqet të distancohet nga qëndrimi i fuqishëm i aleancës kundër tentativave të Moskës për destabilizimin e Europës.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *