Dorëzimi i banesave të rindërtuara, qytetarja falenderon Ramën, ndërhyn Arbër Hajdari: I keni nga bamirësit, ne jemi shërbëtorë








Pasditen e sotme në Vaqarr janë dorëzuar shtëpitë e rindërtuara, për banorët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

 

Banorët kanë falënderuar kryeministrin Rama, por në këtë moment ka ndërhyrë drejtuesi i “Fundjavës Ndryshe”, Arbër Hajdari i cili ka deklaruar se banesat janë ndërtuar nga bamirësit.

Teksa iu referua kryeministrit, kryebashkiakut dhe vetes së tij, Hajdari u shpreh se ata janë shërbëtorë.

Rama: Merre celësin nëna, ta gëzoni

Banorja: Dua të falënderoj kryeministrin, kryetarin e bashkisë dhe Arbërin që na mundësuan ndërtimin e shtëpisë.

Hajdari: Të treve na ke falenderuar kot, sepse shtëpinë e kanë bërë bamirësit, shqiptarët. Ne jemi shërbëtorë, shërbëtori numër 1, shërbëtori numër 2 dhe shërbëtori numër 3.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se përveç rindertimit të banesave  u realizua edhe ideja e një lagjeje të re.

Sipas kryeministrit Rama, janë 33 mijë familje të prekura nga tërmeti, të cilave do t’u ndryshohet jeta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *