“Dorëzohet” presidenti i Nigerisë: Kemi dështuar t’i japim fund dhunës

Presidenti i Nigerisë Muhammadu Buhari ka pranuar se ai nuk ka arritur t’i japë fund pasigurisë në vend, një premtim që ai bëri kur u zgjodh në 2015.

Në një fjalim televiziv, ai tha se lufta kundër militantëve islamikë në veri kishte pasur pasojën e padëshiruar të përhapjes së dhunës në zona të tjera.

Buhari u shprehu “ngushëllimet e tij të përzemërta” familjeve të viktimave. Grupi Islamik Boko Haram, i cili filloi kryengritjen e saj në 2009, ka rritur sulmet në muajt e fundit.

Pas zgjedhjes së tij në 2015, Presidenti Buhari tha se grupi ishte “teknikisht i mundur” nga një ofensivë e ushtrisë.

  • foto galeri

Por ka pasur dhjetëra sulme në veri-lindje të vendit, që nga fillimi i vitit dhe një numër bazash ushtarake si dhe qytete janë “uzurpuar” nga militantët. Armët, ushqimi dhe ilaçet janë plaçkitur gjithashtu. Në fjalimin e tij ku ka shënuar Ditën e Demokracisë të shtunën, presidenti Buhari tha se dy vitet e kaluara kishin parë “sfida që do të kishin shkatërruar kombet e tjera, veçanërisht në lidhje me sigurinë kolektive”.

Duke iu referuar sulmeve dhe rrëmbimeve që janë përhapur në Nigerinë veri-perëndimore dhe qendrore, ai tha: “Për fat të keq, si shumica e situatave të konfliktit, disa kriminelë nigerianë kanë përfituar nga një situatë e vështirë”. Ai shprehu ngushëllimet e tij “familjeve dhe miqve të bashkatdhetarëve tanë, grave dhe fëmijëve që kanë qenë viktima fatkeqe të rrëmbimeve dhe vrasjeve kaq të pakuptimta”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *