“Dorëzohu ose do ndërhyjmë” – Detaje nga arrestimi i vrasësit të efektivit: Policia e kishte lokalizuar Azgan Mërnicën, i ishte bërë e qartë se…

dorezohu ose do nderhyjme detaje nga arrestimi i vrasesit te efektivit policia e kishte lokalizuar azgan mernicen i ishte bere e qarte se































Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me vetëdorëzimin ë polici të Azgan Mërnicës, i cili është autori i vrasjës së policit në Fier, Novruz Cenalia.

policia fier

Mësohet se policia e kishte e lokalizuar dhe i kishte thënë familjarëve të Azgan Mërnicës që të vetëdorëzohet, ndryshe do të neutralizohej.

I ishte bërë e qartë që të vetëdorzohej dhe pas negociatave me familjarët, u vetëdorëzua në Dërmenas fshihej

Po ashtu bëhet e ditur se kanë qenë familjarët që e kanë bindur të vetëdorëzohet.  Policia e kishte lokalizuar dhe i ka lënë afat ose dorëzohu ose do të ndërhynë.

 Prokuroria e Fierit regjistron procedim penal për dy vepra! 

Dy ditë  pas vrasjes së policit Novruz Cenalia në Fier, Prokuroria e këtij qyteti ka regjistruar procedim penal për dy vepra, penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armeve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se pasi janë kryer veprime procedurale si, këqyrje e vendit të ngjarjes, sekuestrimit të provave materiale, sekuestrimit dhe këqyrjes së pamjeve filmike, pyetjes së shumë personave dhe veprime të tjera hetimore që lidhen me natyrën e ngjarjes, është arritur të identifikohet autori i dyshuar, shtetasi A. M., i datëlindjes 15.06.2001, lindur në Fier dhe banues në Sulaj, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier.

NGJARJA 

Akti i rëndë ndodhi mesditën e 13 majit, teksa i riu Novruz Cenalia, sapo kishte marrë rrugën në drejtim të punës. Ai ishte i veshur me rroba policie, por fati i keq e ka përballur në rrugë me të riun Azgan Mernica.

Dyshohet se mes tyre ka patur një sherr për përparësinë e kalimit në një rrugë të ngushtë që ndodhej në fshatin Baltëz të Fierit, zonë në të cilën banonte familja Cenalia prej shumë vitesh. Efektivi i forcave ‘Shqiponja’ ka debatuar me të riun që vinte nga një fshat tjetër, por që kalonte nëpër Baltëz, por ai është larguar pak, ka nxjerrë armën dhe e ka qëlluar në kokë, duke i marrë jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pas telefonatës së banorëve të zonës, ndërsa, i ati i Policit, gjendej në sallën operative të drejtorisë së Policisë së Fierit. Autori, një djalë vetëm 23 vjeç është larguar menjëherë me makinën e tij, një mjet tip ‘Audi’, e ka braktisur atë për tu fshehur.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts