Dorëzoi raportin e BE për Shqipërinë, ambasadori Soreca: Reforma elektorale të kryhet me konsensus

dorezoi raportin e be per shqiperine ambasadori soreca reforma elektorale te kryhet me konsensus
dorezoi raportin e be per shqiperine ambasadori soreca reforma elektorale te kryhet me konsensus

Ambasadori i ri i Bashkimit Evropian në Tiranë, Luigi Soreca, kërkon që mazhoranca dhe opozita të kryejnë së bashku reformën elektorale. “Objektivi ynë është të hapim grup kapitujt kryesor në fund të këtij viti. Hapja e procesit të negociatave do të ketë mundësi që Shqipëria të tregojë përparimin e reformave. Komisioni e njeh që Shqipëria ka vazhduar të bëjë proces në reforma, duke përfshirë reformën në drejtësi. Ne njohim plotësisht rolin që Shqipëria ka luajtur në këshillin e sigurimit jo vetëm në përgjigje ndaj agresionit rus në Ukrainë por Shqipëria mbetet një partner i besueshëm për integrimin në BE.

Raporti thekson se zgjedhjet kanë qenë të mirë organizuara, por ngre shqetësime për keqpërdorimin e resurseve shtetërore dhe presione ndaj votuesve. Mesazhi kryesor është që dialogu konstruktiv dhe gjithëpërfshirës për reformën elektorale duke trajtuar rekomandimet e OSBE/ODIHR”, theksoi ai.

Ai kërkoi që të vijohet me reformën në drejtësi. “Vlerësojmë avancimin e procesit të vetingut dhe përfundimin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Nevojiten përpjekje të mëtejshme për efikasitetin e sistemit të drejtësisë”, shtoi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts