“Dosja ndaj Metës në përfundim, gati të merret i pandehur”, Kthupi: Ish-Presidenti i shqetësuar për…

dosja ndaj metes ne perfundim gati te merret i pandehur kthupi ish presidenti i shqetesuar per
dosja ndaj metes ne perfundim gati te merret i pandehur kthupi ish presidenti i shqetesuar per

Avokati Rezart Kthupi dhe njëherazi Sekretari për Reformën Zgjedhore në PD, i ftuar në studion e emisionit “Open” ka komentuar deklaratat e fundit të Ilir Metës ndaj SPAK dhe kryeprokurorit Altin Dumani.

Ai u shpreh se për disa muaj Meta ishte i qetë në daljet e tij dhe se sulmi i fundit ndaj SPAK tregon se diçka ka ecur përpara në dosjen ndaj tij.

Sipas tij fakti që Meta përmend konkretisht emrin e Kastriot Ismailajt tregon se ka një shqetësim lidhur me këtë të fundit ose një dëshmi që ai mund të ketë dhënë për SPAK.

Kthupi u shpreh se sipas informacioneve që ka, dosja ndaj Metës është në përfundim dhe prokuroria është gati për ta marrë si të pandehur.

“Meta ishte shumë i qetë për një periudhë kohore dhe rikthehet këto ditë me një sulm frontal ndaj SPAK. Diçka ka ecur përpara në dosje, logjika të bën ta mendosh këtë. Fakti që Meta përmend emra konkretë tregon se ka një shqetësim me këtë emër, më konkretisht Kastriot Ismailaj. Nëse ai ka diçka për ta thënë është detyra e prokurorit të shkojë në burg ta pyesë. Meta ose ka frikë nga diçka që mund të thotë Ismailaj ose prokurori nuk do të shkonte. Sipas informacioneve që kam dosja është në përfundim dhe prokuroria do të shkojë ose ka shkuar në gjykatë me kërkesën për masën e sigurimit ose për kërkesën për gjyq. Jemi në kushtet kur do të dalë një vendim gjykate me të cilin Meta shkon drejt masës së sigurimit, ose hetohet në gjendje të lirë. Prokuroria është gati për ta marrë si të pandehur”, u shpreh Kthupi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts