Dosjet e Sigurimit/ Agim Nesho: Bota merret me krizën, ne merremi me këto! E pamë çfarë ndodhi me grupin mediatik më të madh në vend









Zëvendëskryetari i Partisë së Lirisë, Agim Nesho, u shpreh se kjo që po bëhet me Ilir Metën se gjoja ka qenë pjesë e Sigurimit të Shtetit është një sulm krejtësisht politik.

agim nesho

Në emisionin “Open” në News24 ai u shpreh se nuk është normale që çdo pesë vite të merremi me ndryshime të tilla ligjore, duke harruar krizën me të cilën përballet sot vendi dhe bota.

Nesho solli në vëmendje edhe aksionin e paligjshëm të IKMT-së në Prestige Resort, duke thënë se njeriu që ishte arkitekti i resortit tani po e sulmon për arsye politike.

“Duhet të ketë disa kritere. Ky është krejtësisht një sulm politik. Mekanizmi dhe institucionet e pavarura janë në funksion të një detyre të caktuar. A është fajtor Meta? Ai ka bërë veprimi juridik e ka çuar dosjen në SPAK e kthyen në prokurorinë e Tiranës. A ballafaqohet me drejtësinë dhe drejtësia duhet të mos e zvarrisë.

A janë bërë gabime që nuk i kemi parë me seriozitet të tilla akte për shoqërinë? Po. A duhet të merremi çdo 5 vite të merremi me ligje të tilla? Sigurisht që jo. Populli është pa bukë dhe në krizë ekonomike.

Gjithë bota merret me të tilla probleme madhore ne merremi me këto.

Të shohim mënyrën mafioze ku ka përfunduar shteti i së drejtës. E pame ç’ndodhi me një grup mediatik më të madhin vend se si një njeri që i ishte arkitekti e dënoi për arsye politike. Kështu do të vijojë demokracia shqiptare?”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *