Doza e tretë e vaksinës në SHBA

14:55 12/08/2021

FDA pritet të autorizojë injektimin e dozës për personat me imunitet të dobët

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave pritet të autorizojë një dozë të tretë të vaksinës kundër COVID-19 për personat me imunitet të dobët. Mediat thonë se FDA-ja do ta miratojë së shpejti që të injektohet një dozë tjetër e vaksinës Pfizer ose Moderna.

Shkencëtarët po diskutojnë nëse do të ofrojnë dozë shtesë të vaksinave për personat me imunitet të dobësuar, siç janë ata që kanë bërë transplantim të organeve ose pacientët që vuajnë nga kanceri. Një studim i kohëve të fundit nga Universiteti Johns Hopkins zbuloi se shumë pacientë që kanë bërë transplantim, kishin pak ose aspak mbrojtje antitrupash pasi morën dy doza të plota të një vaksine, por një dozë e tretë rriti antitrupat.

Ndërkohë rreth 9 milionë amerikanë kanë imunitet të dobët për shkak të sëmundjeve apo ilaçeve që marrin. Në lidhje me këtë, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  po rekomandon që të gjitha gratë shtatzëna të marrin një vaksinë kundër COVID-19. Agjencia publikoi të dhëna që treguan se gratë nuk përballeshin me rrezik të shtuar të abortit pasi kishin marrë të paktën një dozë të një vaksine.

Rochelle Ëalensky, drejtoreshë e CDC-së, tha në një deklaratë se “nuk ka qenë kurrë më urgjente që të shtohen vaksinimet pasi po përballemi me variantin Delta shumë të transmetueshëm dhe po shohim pasoja të rënda nga COVID-19 tek gratë shtatzëna të pavaksinuara“.

Kalifornia do të bëhet shteti i parë amerikan që u kërkon të gjithë mësuesve dhe personelit shkollor të vaksinohen ose t’i nënshtrohen testimit javor të COVID-19. Guvernatori Gavin Neësom tha se urdhri i ri vlen si për shkollat publike ashtu edhe ato private në të gjithë shtetin më të populluar amerikan, dhe përfshinë ndihmësit e mësuesve, shoferët e autobusëve, punëtorët e kafeneve dhe vullnetarët.

Qeveria kanadeze njoftoi se po përgatiste një pasaportë dixhitale të vaksinës kundër COVID-19, të cilën qytetarët do ta përdorin për udhëtime ndërkombëtare.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *