Draft-rezoluta e PS për Kosovën, Tritan Shehu: Deputetët “rrëzuan” Ramën, nuk përmendën konferencën e jashtëzakonshme dhe marrjen e Veriut në kontroll nga KFOR

draft rezoluta e ps per kosoven tritan shehu deputetet rrezuan ramen nuk permenden konferencen e jashtezakonshme dhe marrjen e veriut ne kontroll nga kfor
draft rezoluta e ps per kosoven tritan shehu deputetet rrezuan ramen nuk permenden konferencen e jashtezakonshme dhe marrjen e veriut ne kontroll nga kfor

Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar pas publikimit të draft-rezolutës së paraqitur nga deputetët socialistë lidhur me ngjarjet e javës së kaluar në Kosovë. 

Sipas tij, deptuetët e PS-së kanë “rrëzuar” kryeministrin Rama, pasi në draft nuk kanë përmendur në asnjë moment dy propozimet e tij për mbajtjen e një konference të jashtëzakonshme paqeje dhe as marrjen e veriut të Kosovës nën kontroll të plotë nga KFOR. 

Statusi i Shehut

Edhe Grupi i PS “rrezon” Ramen?!

Hap ky drejt nje “mocioni mosbesimi” ndaj tij?!

Projekt rezoluta per Kosoven e paraqitur nga ai grup distancohet nga dy obsionet kryesore politike te paraqitur nga Rama.

Pra nuk ka ne ate asnje fjale, qofte dhe si permendje per dy nga propozimet kryesore te tij:

1- Organizimi i nje konferene te jashtezakoneshme paqeje.

2- Kalimi i Veriut te Kosoven nen kontrollin e plote te KFOR.

Ne realitet keshtu ky grup distancohet nga Kryetari i tyre, per dy ceshtje thelbesore te kerkuara nga ai!

Kaq negative e te rrezikeshme jane ato dy propozime te Rames per Kosoven, shqiptaret e Rajonin, sa dhe grupi i tij nuk ka “guximin” as t’i permende!

Te shpresojme se ky eshte fillimi i “zgjimit” te kolegeve socialite, e marja prej tyre e pergjegjesive te domosdoshme!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts