
Arkeologu Neritan Ceka në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Sipas tij vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për të mos takuar kryeministrin Rama është emocional.
“Secili shtet ka dinjitetin e tij dhe nuk mund të bashkërendohen. Mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk ka çështje ku nuk bien dakord, besoj që pjesa më e madhe e çështjeve janë të zgjidhura. Çështja që po flitet i takon të gjithë Ballkanit dhe Shqipëria ka marrë një rol drejtues”, u shpreh ai.
Gjatë bisedës në studio, arkeologu u shpreh se situata jo e mirë mes dy vendeve është e përkohshme, ndërsa shtoi se tashmë është me rëndësi që vëmendja të përqendrohet tek procesi i Berlinit.
Sa i përket “Open Balkan’ ai tha se kjo nisme ishte më shumë në formën e dialogut, dhe një paralele e procesit të Berlinit. Sipas tij ka qenë Serbia që e ka konceptuar si mbivendosje, por për politikën e jashtme shqiptare ka qenë një paralele.
Këta janë parti politike, kjo situatë është e përkohshme dhe tashmë është mirë të shihet Procesi i Berlinit. Unë mendoj që Rama bëri mirë, që e bëri nismën ‘Open Balkan’, pavarësisht se si shkoi.
I ndalur tek Draft për asociacionin e propozuar nga kryeministri Edi Rama, Ceka tha se në rast se nuk është konsultuar me kryeministrin Kurti, atëherë është një gabim i bërë nga ana e Ramës.
“Nëse Rama nuk ka pasur kontakt me Kurtin është një gabim, kanalet diplomatike kanë qenë të hapura. Ndaj minimumi është konsultimi diplomatik. Kufiri jonë, kufiri i Shqipërisë nuk është në Kukës, është në Mitrovicë dhe çdo turbullirë që krijohet në Mitrovicë bie shi, ose breshër në Tiranë. Aty po përgatitet Republika Sërbska numër dy,. Shqipëria duhet të dilte me një vendim”, tha ai.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al