
Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me kritikat për propozimin e një drafti për krijimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë.
Në një postim në Twitter, ai u shpreh se ata që kritikojnë kanë frikë vetëm se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur.
Postimi i plotë:
Ata që shajnë e akuzojnë pa e ditur fare çka përmban draft-Statuti i Asociacionit kanë frikë vetëm nga një gjë: Se mos humbasin armikun që u krijon kushtin ekzistencial që të flasin dhe të sillen si në llogore, ndërkohë që lufta ka mbaruar në 1999 dhe armiku është mundur!
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al