Draghi në garë për President të Italisë?

[embedded content][embedded content]

21:32 23/01/2022

Berlusconi tërhiqet nga gara, të hënën nisin votimet në Parlament

Në Itali nisin të Hënën, përpjekjet në Parlament për të zgjedhur presidentin e ri të vendit, të 13-tin në historinë e pasluftës, pas përfundimit të mandatit 7-vjeçar të Serxho Matarelës.

Mediat italiane shkruajnë se kandidati më i mundshëm për të pasuar Matarelën është kryeministri aktual Mario Dragi, i vetmi që mund të arrijë dakordësi të gjerë në dy dhomat e parlamentit, ku asnjë nga grupimet nuk ka vota të mjaftueshme për shumicën e cilësuar prej 2/3-ave.

Kandidatura e tij bëhet edhe më e mundshme pas tërheqjes nga gara të Silvio Berluskonit, ish-kryeministrit dhe liderit të Forca Italias, i cili siguroi mbështetjen e partnerëve të tjerë të koalicionit të qendrës së djathtë Lega Nordit dhe Frateli d’Italia’s.

Megjithatë ai nuk mund të zgjidhej vetëm me votat e tyre, teksa nuk kishte dakordësinë e partive të tjera të mëdha, demokratëve të qendrës së majtë dhe 5 yjeve.

Kandidatë zyrtarë ende nuk ka. Qendra e djathtë e do Dragin kryeministër. Nga ky grupim shtohen edhe zërat që kërkojnë që president, për të parën herë në historinë e Italisë të jetë një grua.

Tv Klan

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.