“Drama atdhevrasëse”, Vasili: 40 mijë të rinj deri në 29 vjeç largohen në një vit, ekzistenca dhe identiteti ynë në rrezik të jashtëzakonshëm

drama atdhevrasese vasili 40 mije te rinj deri ne 29 vjec largohen ne nje vit ekzistenca dhe identiteti yne ne rrezik te jashtezakonshem

TIRANË

Nënkryetari i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar për shifrat e fundit të INSTAT, të publikuara nga Monitor për largimin e të rinjve.

Vasili e cilëson dramë atdhevrasëse. Ai deklaron se ekzistenca dhe identiteti ynë janë në një rrezik të jashtëzakonshëm, teksa qeveria nuk ka asnjë zgjidhje, asnjë ide apo shpresë që kjo të ndalet.

POSTIMI I PLOTË
Kjo është drama atdhevrasëse!
Dyzet mijë të rinj deri në moshën 29 vjeç largohen vetëm në një vit!
Rinia pra forca aktive largohet masivisht, Shqipëria njerëzore mpaket e plaket përditë, ekzistenca dhe identiteti ynë janë në një rrezik të jashtëzakonshëm.
Nga qeveria asnjë zgjidhje, asnjë ide, asnjë projekt madhor, asnjë shpresë, që kjo të ndalet.
Nga qeveria vetëm lajme të hidhura, grabitje e pandalshme, pabarazi përpara ligjit dhe përçmim e përbuzje ndaj njerëzve të thjeshtë.
Mendoni pra se sa e ligë dhe sa atdhevrasëse është propaganda e qeverisë dhe e gjithë atyre, që i mbajnë ison përpara kësaj drame të pandalshme.

Vasili Fb
Vasili Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts