Drama e 6-vjeçares në Kamzë/ Deputeti i PD: Pse nuk flet Rama, por tregon me gisht satelitetët?! Po shkatërroni familjen, na dilni me teorira “Prindi 1” dhe “Prindi 2”








Deputeti i PD Luçiano Boçi ngriti sot në Kuvend shqetësimin për goditjen e familjes shqiptare, ku sipas tij 45 për qind jetojnë me 5.5 dollarë në ditë.

luciano Boci

Boçi kërkoi reagimin e kryeministrit Rama dhe ministres Kushi për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Kamzë, ku babai dhunoi brutalisht vajzën e tij 6-vjeçare dhe dyshohet se abuzoi seksualisht me të.

Me tendera sekret vërtiten milliona. Askush nuk përgjigjet. Ndodhi drama e 6-vjeçares. Pse nuk flet kryeministri. Apo na tregon me gishtat e tij satelitët. Ku është ministrja e Arsimit, sepse vajza kishte kohë që shkonte me shenja. Asnjë deklaratë nuk është bërë. Po ajo ministria e Rinisë dhe Fëmijëve, ku është, a ka objektiva. Pse i lënë këta njerëz në fatin e tyre të mbrapsht. Shërbimi psikologjik duhet të ishte për nënën, për vajzën, për babain. Sensibiliteti, solidariteti këtu po vdes. Sepse ju keni axhenda të tjera, në qendër të vëmendjes tuajin nuk është familja. Nuk artikuluat asnjë shqetësim. Sot megjithëse ka 3 ngjarje të rënda nuk dëgjoj asnjë prononcim as qeveritar as të instancave kryesore. Kjo vjen sepse keni humbur çdo komunikimi me shoqërinë. Sepse keni goditur familjen në ashtin e saj, në thelbin e saj. I keni hequr dimensionin ekonomik. 45 për qind e familjeve shqiptare jetojnë me nën 5.5 dollarë në ditë. Dhunë pjell varfëria. Janë njerëz të lënë në periferi, të harruar në fatin e tyre, për të cilët kujtoheni tu jepni një ndihmë ekonomike vetëm kur doni tu merrni votën. Sot kërkoni ti hiqni edhe dimensionin ligjor. Na dilni me teorira “Prindi 1” dhe “Prindi 2”. Prit kur të na dilni me emra të rinj edhe për “Motër” e “Vëlla”. Stimuloni shkatërrimin e familjes, sepse interesat tuaja nuk janë sociale, çuditem si e keni atë socialiste nga pas”, tha deputeti  Boçi.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *