Drejt kolapsit sistemi shëndetësor në Brazil, shpresa tek vaksinimi masiv

08:34 10/03/2021

Brazili është në një situatë të vështirë nga Covid-19, pasi spitalet në qytetet më të mëdha të vendit janë të mbushur dhe sistemi shëndetësor po shkon drejt kolapsit.

Instituti Fiocruz me bazë në Rio de Janeiro, në një raport ka bërë me dije se më shumë se 80% e shtretërve të njësive të kujdesit intensiv janë zënë pasi rastet e pacientëve që shtrohen në spital janë shtuar shumë javët e fundit.

BBC raporton se në disa spitale shtretërit janë mbushur deri në 90%, duke përfshirë spitalin e Rio de Janeiro, Brasilia dhe São Paulo. Ndërkohë në dy qytete, Porto Alegre dhe Campo Grande, spitalet nuk kanë më asnjë shtrat të lirë.

Në raportin e institutit Fiocruz parashikohet që sistemi shëndetësor mund të shkojë drejt kolapsit nëse shifrat e të shtruarve në spitale rriten me ritmet e javëve të fundit.

Shpresa për një ndryshim të situatës shihet tek vaksinimi masiv, pasi të dhënat e deritanishme tregojnë se personat që janë vaksinuar nuk e transmetojnë virusin si më parë dhe janë sigurt.

Brazili të martën regjistroi 1,972 vdekje nga Covid, një rekord i ri ditor. Ndërkohë që nga fillimi i pandemisë ka regjistruar më shumë se 266,000 vdekje dhe 11 milionë raste infektimesh.

Ku vend ka numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në botë pas SHBA dhe numrin e tretë më të lartë të rasteve të konfirmuara./tvklan.al










Të ngjashme Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *