Drejt normalitetit/ Qeveria liron ndjeshëm masat, nga muaji maj tifozët do të futen në stadiume pa maska dhe…









Pas dy vitesh pandemi dhe kufizimesh anti-COVID, hap pas hapi dhe futbolli po i rikthehet normalitetit.

SERIA A

Një situatë që duke nisur nga data 1 maj në Itali do të marrë një kthesë të rëndësishme për botën e sportit.

Këshilli i Ministrave në Itali do të zyrtarizojë rregullat e fundit, ku me stadiumet që janë rikthyer në kapacitetin maksimal prej disa kohësh, do të hiqen edhe detyrimi i “Green Pass”-it dhe mbajtja e maskave.

Një ndryshim rregullash i shumëpritur nga të gjithë sportdashësit në Itali.

Për momentin, mbetet për t’u parë nëse qeveria do të miratojë të njëjtën linjë për eventet në impiantet e brendshme dhe në salla sportive.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.