Drejt shtyrjes lehtësimi i “Lock-Down” në Angli, pritet vendimi për ta mbajtur në fuqi dhe për 4 javë të tjera pas 21 qershorit

ANGLI

Anglia duket se do të jetë në ‘’Lock-Down’’ edhe për 4 javë të tjera pas 21 qershorit. BBC thotë se ministrat kanë nënshkruar vendimin për të vonuar heqjen e kufizimeve.

Kjo masë pritet të konfirmohet nga kryeministri Boris Johnson, teksa kjo do të thotë se klubet e natës do të vijojnë të mbyllura dhe njerëzit duhet të punojnë nga shtëpia.

Gjithsesi ekspertët kanë sugjeruar që të hiqen kufizimet në mënyrë që njerëzit të punojnë më shumë dhe po ashtu të vaksinohen më shumë.

Anglia është kërcënuar kohët e fundit nga varianti indian i COVID-19, shumë më i transmetueshëm se të tjerët dhe disa vende të BE kanë vendosur kufizime në udhëtime për Britaninë e Madhe.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *