
09:12 11/03/2021
Mijëra qytetarë argjentinas kanë dalë në rrugët e Buenios Aires dhe kanë protestuar për vdekjen e legjendës së futbollit, Diego Armando Maradona. Qytetarët akuzojnë se ka pasur një neglizhencë dhe ndaj legjenda e futbollit u nda nga jeta.
“Ai nuk vdiq, ata e vranë atë!”, ka qenë kjo thirrja e organizatorëve të protestës. Po ashtu ata kanë janë shprehur se duhet të ketë një gjykim dhe dënim të fajtorëve dhe të ketë drejtësi për Maradonën.
Marshimi nisi në monumentin emblematik “Obelisco” në Buenos Aires, ku protestuesit bllokuan të gjithë qarkullimin e mjeteve dhe këndonin këngë homazhe për legjendën e futbollit.
Ish-gruaja e Maradona, Claudia Villafane dhe dy nga vajzat e tij, Dalma dhe Gianinna, dhe u shprehën se kërkonin drejtësi për vdekjen e tij.
Maradona është një nga futbollistët më të mirë në botë dhe arriti që të fitonte me Argjentinën Kupën e Botës. Ai u nda pak muaj më parë nga jeta, por vdekja e tij u mbush plot mister. Familjarët kanë hedhur dyshime se mund të ketë neglizhenca e mjekëve shkak për vdekjen e tij./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al