“Drejtësia ka filluar të belbëzojë”/ Kryeministri Rama: Duhet ta çojmë deri në fund. Disa shqiptarëve, Perëndia ua ka marrë mendjen duke…

SHPËRNDAJE

Kryeministri Edi Rama premton se në mandatin e tretë, drejtësia do të jetë tërësisht funksionale.

fafsafas

Gjatë një takimi me të rinj në zonën e Kombinatit në kryeqytet, kreu i qeverisë tha se ngjitja është e vështirë dhe duhet durim për të arritur në majë.

Sipas tij, në historinë e Shqipërisë, Perëndia ua ka marrë mendjen duke ndjekur Haxhi Qamilët.
Më 25 prill është populli që vendos që ta çojmë deri në fund drejtësinë e re, e cila sapo ka filluar të belbëzojë dhe kur të flasë drejtësia të gjithë të jenë pa dallim dhe të barabartë para ligjit apo do kthehemi edhe një herë mbrapa dhe të gjitha këto përpjekje të shkojnë dëm siç u kanë shkuar shqiptarëve dëm gjatë gjithë historisë së tyre. Kur u ka marrë Perëndia mendjen dhe kanë shkuar pas Haxhi Qamilëve dhe lloj lloj sharlatanëve. Ka ndodhur në historinë tonë pikërisht sepse mungesa e durimit, mungesa e vetëdijes se për të shkuar atje ku ëndërrojmë duhet shumë punë dhe durim dhe nuk shkohet sa hap e mbyll sytë. Ne nuk kemi arritur në majën që duhet. Jemi rrugës. E përpjeta është e vështirë. Zgjidhja është o të vazhdojmë të ngjitemi ose të biem prapë poshtë. Që Shqipëria të bëhet vendi që njerëzit dhe sidomos të rinjtë të mos e kenë ikjen zgjedhjen e parë por si një zgjedhje alternative, duhet shumë punë dhe duhet të vazhdojmë punët që kemi nisur”, theksoi ai.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *