Drejtësia vihet në vend 40 vjet më vonë

drejtesia vihet ne vend 40 vjet me vone
drejtesia vihet ne vend 40 vjet me vone

11:27 12/07/2022

Një 70-vjeçar nga Nevada akuzohet për një vrasje të ndodhur në 1982, të një vajze 5-vjeçare e cila u zhduk teksa po shkonte në kopsht në Kaliforni. Detektivët arritën ta zbardhin ngjarjen duke përdorur të dhënat e ADN-së.

Autor është Robert John Lanoue, një ish-ushtarak nga Reno, Nevada. Anne Pham u zhduk teksa po shkonte në kopsht, në  Highland Elementary më 21 Janar të 1982. Trupi i saj i pajetë u gjet 2 ditë më vonë. Autoritetet në Kaliforni thanë se fëmija ishte rrëmbyer, ishte sulmuar seksualisht dhe ishte mbytur.

“Është një rast shumë i fortë. ADN-ja luajti një pjesë të madhe, gjenealogjia po ashtu, por edhe provat rrethanore, në këtë rast janë jashtëzakonisht të forta“, tha kreu i policisë së Seaside, Nick Borges.

drejtesia vihet ne vend 40 vjet me vone 1

Lanoue, me precedentë për sulme seksuale në Nevada, ishte 29 vjeç në atë kohë dhe jetonte pranë shtëpisë së viktimës, në Seaside.

“Personi në fjalë është mostër”, tha Borges për revistën People.

Dosja u rihap në 2020-n kur hetuesit siguruan një lloj të ri testimi të ADN-së, që nuk ekzistonte më parë. Më 6 Korrik hetuesit e Kalifornisë siguruar urdhërarrestin për Lanoue, i cili ndodhej në burgun Washoe County, për një tjetër krim./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts