Drejtonte mjetin luksoz pa targa dhe nuk i bindet policisë, ndëshkohet 28-vjeçari në Fier

drejtonte mjetin luksoz pa targa dhe nuk i bindet policise ndeshkohet 28 vjecari ne fier

Një 28-vjeçar nga Fieri u ndëshkua me masë administrative prej 70 mijë lekësh të rinj, ndërsa gjatë kontrollit të dokumentacionit të mjetit luksoz, ai nuk i është bindur forcave të rendit.

Kanë qenë disa efektivë policie që e kanë ndaluar mjetin tip “Audi” pa targa.

“U largua gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, ndëshkohet me masë administrative 70 000 lekë dhe procedohet penalisht për mosbindje ndaj urdhrit të Policisë, 28-vjeçari. Shërbimet e Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Fier dhe ato të Forcës së Posaçme “Shqiponja” i kanë bërë shenjë ndalimi automjetit tip “Audi”, pa targa, që drejtohej nga shtetasi A. A., 28 vjeç, banues në Fier. Gjatë kontrollit të dokumentacionit të automjetit, ky shtetas është larguar. Menjëherë i janë vënë në ndjekje shërbimet e Policisë të cilët kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin e tij. Në përfundim të veprimeve procedurale u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për këtë shtetas, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Gjithashtu, ai u ndëshkua me masë administrative 70 000 lekë, për shkelje të neneve 93, 99, 190 dhe 191 të Kodit Rrugor”, sqaroi policia.

Db951231 225d 47cf Bd7b 40122c3ad9f0
Db951231 225d 47cf Bd7b 40122c3ad9f0

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts