Drejtori i qëndrës Europiane për sëmundjet infektive: Pandemia nuk ka mbaruar, Omicron nuk do të jetë varianti i fundit

“Pandemia nuk ka mbaruar. Me shumë gjasë Covid-19 do të mbetet ende mes nesh. Nuk është e sigurt nëse Omicron është varianti i fundit që ne shohim. Kështu thotë Andrea Ammon, drejtori i Qendrës Evropiane për Sëmundjet ECDC, në Rai Radio1.
“Nëse ka një ndryshim të qasjes në masa, do të varet nga vendet, për të vendosur. Aktualisht shohim një ndryshim të madh midis situatave të vendeve në Evropë”, vuri në dukje ai.

Dhe për maskat shtoi: “Nëse doni të arrini një reduktim të ngjitjes së infeksionit duhet t’i mbani në vende ku nuk ka distancë, pra brenda ambienteve. Maska për mendimin tim në ambient të hapur nuk ka ndonjë vlerë të madhe”.

Duke folur për atë që mësuam nga pandemia, Ammon tha: “Kemi mësuar shumë, por nuk do të thosha se tashmë dimë gjithçka rreth këtij virusi. Shpesh na ka befasuar në këto 2 vite, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Ne duhet të rrisim vëmendjen dhe të përmirësojmë disa gjëra, për të zbuluar variantet e virusit sa më shpejt të jetë e mundur”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.