Drejtuesi i Barcelonës ngrin Moratën dhe Juventusin: Dhurata që kërkoi Çavi ishte një tjetër









Klubi i Barcelonës e ka filluar vitin me një blerje të rëndësishme, duke afruar Ferran Torres nga Mançester Siti. Por për momentin, për shkak të vështirësive financiare, nuk mund të regjistrojë sulmuesin në La Liga dhe më parë duhet të largojë të tjerë, edhe pse ai ka kryer vizitat mjekësore dhe është prezantuar te katalanasit.

morata

Pavarësisht këtyre vështirësive, mendohet se merkato e katalanasve nuk do të ndalet këtu dhe në ditët e fundit është përfolur për afrimin e një emri të bujshëm në sulm, atë të Alvaro Moratës.

Ky i fundit do të shkonte me shpejtësi të vihej nën urdhrat e Çavit në Katalonjë. Megjithatë, shefi ekzekutiv i klubit, Mateu Alemani, ka bërë të qartë se gjërat nuk janë plotësisht ashtu siç aludohet në mediat sportive.

“Ferran Torres nuk mund ta regjistrojmë në këto momente, por është një problem që mendojmë se mund të zgjidhim shpejt. Shitja e Demir mund të na ndihmonte. Të shohim edhe se çfarë do të ndodhë me Luk De Jong.

Morata? Çavi na kishte kërkuar Ferran Torres, ai është dhurata që dëshironte”, shpjegoi Alemani duke hedhur dyshime mbi arritjen e një marrëveshje me spanjollin e Juventusit.

PANORAMASPORT.AL

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *