Dreka e Pashkëve “tradhton” bosin e madh të mafias italiane, arrestohet teksa po festonte me familjen

Policia italiane ka arrestuar një prej bosëve më të mëdhenj të drogës përtej Adriatikut. Bëhet fjalë për Giuseppe Calvaruso, i cilësuar si kreu i rrethit mafioz “Pagliarelli”, që operonte në zonën e Siçilisë.

Calvaruso, kohët e fundit ishte zhvendosur për të jetuar në Brazil, e ishte kthyer në qytet për pushime. Fatale për bosin e madh të mafias, ka rezultuar dreka e Pashkëve, pasi, sipas mediave, ai është arrestuar teksa ishte me familjen duke festuar.

Gjatë operacionit në provincën e Brevis, policia ka arrestuar, Giovanni Caruso, 50 vjeç, Silvestre Maniscalco, 41 vjeç, Francesco Paolo Bagnasco, 44 vjeç, Giovanni Spanò, 59 vjeç.

Urdhër-arrestet u lëshua nga prokurorët Federica La Chioma dhe Dario Scaletta, koordinuar nga zëvendësprokurori Salvatore De Luca nga Drejtoria Anti-Mafia e Palermos.

Për karabinierët, Calvaruso do të bëhej regjent i “rrethit” mafioz pasi dy vjet më parë, shefi i tij Settimo Mineo përfundoi në burg.
Calvaruso ishte zhvendosur së fundmi në Brazil, duke u deleguar besnikëve të tij administrimin e punëve të “familjeve” në vartësi të tij, shkruajnë mediat italiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *