Lautaro Martinez e ka gjithmonë e më shumë të lidhur fatin me atë të Paulo Dibalës dhe lëvizja e njërit do të kushtëzojë tjetrin, jo vetëm tek Interi, por edhe në planet e Diego Simeones që ka pasur gjithmonë si alternativë të parë argjentinasin e zikaltërve.
Për “El Cholo”-n 24-vjeçari është partneri ideal i Zhoao Feliksit dhe ndaj këmbëngulja për ta sjellë në Madrid Lautaron nuk do të ndalet as nga minimalisht 70 milionë eurot e kërkuara nga Interi.
Simeone i ka kërkuar klubit një sakrificë për klubin edhe pse është momentalisht në pritje për të parë nëse transferimi i mundshëm i Dibalës në Milano do ta nxjerrë direkt në merkato “Demin”.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: botasot.al