Droga në botë, sa milion njerëz e kanë përdorur në 2020

08:15 29/06/2021

275 mln është numri i personave që kanë përdorur drogë në vitin 2020. Përveç kësaj, në vitin e fundit, pra në vitin pandemik, janë klasifikuar 33 lloje të reja substancash narkotike, kryesosh sintetike, të paktën në territorin evropian. Izolimi social ka kontribuar në rritjen e përdorimit, në sofistikimin e trafikut, në rritjen e sasisë së prodhuar, por edhe në ulje të çmimit ndër hallkat e zinxhirit, me dëm përfundimtar dhe çmim të lartë tek klienti.

Në vitin e fundit sipas Raportit Ndërkombëtare mbi substancat narkotike të OKB rezulton se në Amerikën e veriut, përfshirë SHBA dhe Kanadanë, është regjistruar rritje e numrit të viktimave si pasojë e overdozës, ku në këtë të fundit krahasuar me vitin 2019 kanë pësuar 58% rritje.

Shkaqet kryesore të vdekjeve për overdozë janë përdorimi i opioideve sintetike si Fentanyl që arrin të jetë 100 herë më i fortë se morfina. Sipas raporteve zyrtare, në vitin 2019 në botë kanë humbur jetën 18 mln persona si pasojë e përdorimit të drogave,70% e të cilëve konsumonin kryesisht ato baza opium. Zakonisht këta persona sëmuren nga HIV apo hepatit C si pasojë e përdorimit të shiringave jo higjienike.

Nga statistikat rezulton se edhe pandemia nuk e ndali përdorimin. Në gjysmën e parë pati një ngadalësim si në prodhim ashtu edhe në trafikim, por n ë gjysmën e dytë të vitit gjithçka arriti në shifrat e mëparshme, madje edhe në rritje, që nga prodhimi e deri tek konsumi.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *