Drogë telefona dhe…/ Policia greke mësyn në burgun e Koridhalos, mes tyre edhe në qelinë e Sandër Pemaj, i dënuar për trafikun e 1.1 ton kokainë nga Karaibet

droge telefona dhe policia greke mesyn ne burgun e koridhalos mes tyre edhe ne qeline e sander pemaj i denuar per trafikun e 1 1 ton kokaine nga karaibet
droge telefona dhe policia greke mesyn ne burgun e koridhalos mes tyre edhe ne qeline e sander pemaj i denuar per trafikun e 1 1 ton kokaine nga karaibet

Forcat speciale greke EKAM në bashkëpunim me skuadrën OPKE dhe me ndihmën e një qeni nuhatës kanë mësyrë në qelitë e burgut “Koridhalos” duke kontrolluar 45 qeli.

Në shumë prej qelive të kontrolluara mësohet se ndodhen edhe shtetas shqiptarë të dënuar për vepra të ndryshme penale. Nga kontrollet janë zbuluar 24 celularë, 1 router wireless, 1 smart watch, 1 peshore elektronike, 30 karta SIM, karikuesa dhe kufje, 10.75 gram marijuanë, 0.08 gram heroinë dhe 1 thikë.

Një nga qelitë e kontrolluara, është ajo e shqiptarit të konsideruar me rrezikshmëri të lartë, Sandër Pemaj 45 vjeç. Në qelinë e tij u gjet routeri wireless që dyshohet se e përdorte për komunikime me jashtë.

Pemaj ndodhet i burgosur për trafikun e 1.1 ton kokainë nga Karaibet në vitin 2020. Ai ka precedentë për përplasje me armë me policinë greke në vitin 2010, ku mbetën të plagosur dy policë greke dhe u vra gabimisht nga te shtënat e policisë shqiptari Nikolla Todi, ndërsa në 2014 u arrestua si pjesë e një grupi shpërndarje kokaine në Athinë.

Pemaj konsiderohet lidhje e grupit “Lions” në Athinë që si qendër kanë klubin e njohur “BellaVita”. Ky grup dyshohet për krime të rënda në Greqi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts