Dronët iranianë në Ukrainë, Kremlini bën ‘të paditurin’: Nuk kemi informacion për përdorimin e tyre

dronet iraniane ne ukraine kremlini ben te paditurin nuk kemi informacion per perdorimin e tyre
dronet iraniane ne ukraine kremlini ben te paditurin nuk kemi informacion per perdorimin e tyre

Një zëdhënës i Kremlinit pretendoi ditën e sotme se Rusia nuk ka “asnjë informacion” për përdorimin e dronëve të prodhuar nga Irani në Ukrainë.

Ukraina pretendon se dronët Shahed-136 goditën Kievin të hënën, duke vrarë të paktën katër persona, por Kremlini tha se nuk mund të konfirmonte apo mohonte nëse ky ishte rasti.

Zëdhënësi Dmitry Peskov tha se nuk kishte informacion në lidhje me përdorimin e armëve të tilla me precizion të lartë me origjinë iraniane.

Ndërkohë, Peskov tha se katër rajonet e Ukrainës që Rusia deklaroi se i kishte aneksuar bien nën mbrojtjen e arsenalit bërthamor të Rusisë.

Ai shtoi: Këto territore janë pjesë e patjetërsueshme e Federatës Ruse dhe siguria e tyre sigurohet në të njëjtin nivel me pjesën tjetër të territorit të Rusisë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts