“Dua dënimin e tij”, i riu shqiptar që aksidentoi për vdekje studenten greke i penduar në gjyq: Kam ardhur nga Shqipëria para 13 vitesh, s’kam pasur dokumente

dua denimin e tij i riu shqiptar qe aksidentoi per vdekje studenten greke i penduar ne gjyq kam ardhur nga shqiperia para 13 vitesh skam pasur dokumente
dua denimin e tij i riu shqiptar qe aksidentoi per vdekje studenten greke i penduar ne gjyq kam ardhur nga shqiperia para 13 vitesh skam pasur dokumente

I penduar është shfaqur i riu shqiptar, i cili një vit më parë aksidentoi për vdekje një 21-vjeçare greke në Selanik. 27-vjeçari shqiptar akuzohet për veprën penale të drejtimi të mjetit me pasojë vdekjen e vajzës së re. Para togave të zeza ai ka deklaruar se Ema, vajza që humbi jetën “i ka dalë përpara në makinë”. Edhe pse ka frenuar, ai është shprehur se “nuk ka mundur që të shmangë ngjarjen e rëndë”.

“Më vjen keq për atë që ndodhi”, tha ai duke kërkuar falje dhe përshkroi se kishte ardhur në Greqi nga Shqipëria 13 vite më parë, nuk kishte dokumente të ligjshme qëndrimi, as patentë shoferi, shkruan Protothema.

“Ajo doli papritur në rrugë dhe nuk pata kohë ta shoh. Unë po ecja më 55 km/h. E pashë për dy sekonda, shtypa frenat, ktheva timonin për ta shmangur”, tha ai.

Duke folur për protothema.gr, nëna e studentes fatkeqe kërkon dënimin shembullor të të pandehurit 27-vjeçar , i cili nëntorin e kaluar aksidentoi për vdekje 21-vjecaren. “Pres dhe shpresoj për një ndëshkim vërtet shembullor. Nuk kërkoj asgjë më shumë se dënimin e të akuzuarit dhe dënimin e tij”, thekson nena e Emës. Ajo gjithashtu thekson se nuk i intereson të dëgjojë ndonjë falje nga 27-vjeçari.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts