Dua Lipa i kërkon presidentes së KE-së liberalizimin e vizave për Kosovën: I ka përmbushur të gjitha kriteret

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa në prani të presidentes së Komisionit Europian Ursula von der Leyen, ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa është shprehur se i ka përmbushur të gjitha kriteret.

Fjalimin e saj, ylli i muzikës Pop e nisi në gjuhën shqipe, duke i përshëndetur të pranishmit me fjalën “Mirëmbrëma”.

“Siç themi ne në Kosovë, mirëmbrëma”,- u shpreh Dua.

Në fjalën e saj pasi mori çmimin për Lidershipin e Dalluar nga Organizata “Atlantic Council” , ajo u shpreh se të rinjtë në Kosovë luftojnë për të gjetur punë dhe se mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që ua vështirësojnë edhe më shumë udhëtimin e tyre, për punë apo për arsye të tjera.

“Të rinjtë luftojnë për të gjetur punë dhe mundësitë e tyre pengohen nga kufizimet që e bëjnë të vështirë udhëtimin për punë ose kënaqësi. I kemi përmbushur të gjitha kriteret. Komisioni Evropian në fakt ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën për më shumë se tre vjet më parë. Pra, a mendoni se ne mund ta arrijmë atë tani? Kosova është edhe shteti më i ri në Evropë. Jemi vetëm 13 vite në rrugëtimin tonë të pavarësisë dhe si pjesë e një komuniteti të fortë ndërkombëtar, ne do të lulëzojmë emocionalisht. Ne do të lulëzojmë ekonomikisht dhe kulturalisht. Është në gjenet tona. A nuk do të ishte e përshtatshme nëse Kosova mund të zinte vendin e saj brenda atij bashkimi paqësor, të lulëzonte ekonomikisht përkrah fqinjëve tanë dhe të shëronte lëndimin e konfliktit të fundit?”, është shprehur Dua Lipa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *