Dua Lipa vazhdon të korrë sukses, nominohet në katër kategori në “MTV Video Music Awards”

Këtë vit do të mbahet evenimenti MTV Video Music Awards.

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa ka arritur të nominohet në çmimet “Kënga më e mirë e vitit”, “Bashkëpunimi më i mirë”, “Kënga më e mirë latine” dhe “Regjia më e mirë”.

Dua Lipa

Justin Bieber kryeson listën e këtij viti të kandidatëve. Pas Yllit të pop-it kryesojnë Megan Thee Stallion, Billie Eilish, BTS, Doja Cat, Drake , Giveon, Lil Nas X dhe e nominuara për herë të parë Olivia Rodrigo.

Bieber dhe Megan Thee Stallion do të konkurrojnë me Ariana Grande, Doja Cat, Olivia Rodrigo dhe Taylor Sëift për artisten e vitit.

Evenimenti do të mbahet në New York City, duke u transmetuar nga Barclays Center në Brooklyn më 12 shtator. Shfaqja do të transmetohet njëkohësisht në CMT, Comedy Central, Logo, MTV2, Nickelodeon, Paramount Network, Pop, TV Land, VH1 dhe The CW Network.

Ndërsa rastet e Covid-19 po vazhdojnë të rriten, MTV thekson se shëndeti dhe siguria e artistëve, tifozëve, stafit dhe partnerëve mbeten përparësia numër një, dhe ajo dhe Barclays Center po punojnë ngushtë me zyrtarët shtetërorë dhe lokalë për të zbatuar praktikat më të mira në mënyrë që të bashkohen adhuruesit e muzikës nga e gjithë bota, sipas një raporti këtë javë nga Deadline.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *