“Dua të vdes sa herë shoh sytë e fëmijëve”, rrëfime rrëqethëse nga Gaza: Nuk sigurojmë dot ushqimin për familjen, lufta na shkatërroi jetën

dua te vdes sa here shoh syte e femijeve rrefime rreqethese nga gaza nuk sigurojme dot ushqimin per familjen lufta na shkaterroi jeten

Ndërsa Izraeli intensifikon ofensivën në Khan Younis, palestinezët në Gaza kanë folur për frikën e tyre për të ardhmen.

Familjet e zhvendosura tashmë janë larguar nga zona e spitalit Nasser, më i madhi që ende funksionon në territor.

Më shumë se 24,000 njerëz janë vrarë në Gaza që kur Izraeli filloi reagimin e tij ndaj sulmeve të Hamasit të 7 tetorit, sipas ministrisë së shëndetësisë palestineze.

Shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës janë të zhvendosur dhe “luftojnë” çdo ditë për të gjetur ushqim, pije dhe ilaçe.

“Kam humbur shtëpinë time, dyqanin dhe burimin tim të të ardhurave. Nuk jam më në gjendje të siguroj kërkesat më të thjeshta të jetës për fëmijët e mi. Unë e konsideroj pushtimin izraelit përgjegjës për shkatërrimin masiv, por nuk e shfajësoj Hamasin nga përgjegjësia për gjithçka që ndodhi. Gjëja më e keqe që mund të ndodhë është që ne të kthehemi në situatën e mëparshme, në një luftë çdo dy ose tre vjet. Situata ishte e vështirë para luftës dhe tani është bërë katastrofike. Çmimet e mallrave janë rritur dhjetëfish dhe shumica e mallrave elementare nuk janë të disponueshme. Preferoj vdekjen sa herë që shoh në sytë e fëmijëve të mi dhe ndjehem aq i pafuqishëm, pasi nuk jam në gjendje t’i ushqej”, tha Mohammed al-Khaldi, baba i dy fëmijëve të zhvendosur nga qyteti i Gazës, për BBC.

Ndërkohë, Neveen Imadedin, një nënë e zhvendosur nga shtëpia e saj në qytetin e Gazës dhe tani jeton në qytetin jugor të Rafah tha për BBC se shtëpia e saj u bastis nga grabitësit.

“Ne duam që lufta të përfundojë, por me një zgjidhje të qëndrueshme politike afatgjatë. Ne duam që shteti ynë të mos ketë më luftë. Hajdutët më vodhën gjithçka nga shtëpia, rrobat, mobiljet e shtëpisë dhe madje edhe panelet diellore.
Shtëpia ime ndodhet në pjesën perëndimore të qytetit të Gazës dhe u godit nga katër predha nga tanket izraelite që kontrollonin lagjen. Ne jemi zhvendosur këtu në Rafah dhe më parë ishim në Khan Younis. Ne nuk kemi para dhe kemi mbetur pa shtëpi, luftërat e pandalshme midis Hamasit dhe Izraelit na kanë shkatërruar jetën”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts