“Duam që ushtria ruse të…”, Lavrov: Bisedimet me SHBA-në për sigurinë, pas festave!

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se bisedimet ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, lidhur me çështjet e sigurisë do të mbahen pasi të përfundojnë festat në Rusi. Ai tha po ashtu se Rusia dëshiron që zyrtarët ushtarakë të përfshihen në bisedime me Aleancën Veri-Atlantike (NATO).

Duke folur në një program televiziv më 27 dhjetor, Lavrov tha se “ne do të mbajmë rund të madh të bisedimeve për sigurinë me Shtetet e Bashkuara, menjëherë pas përfundimit të festave të Vitit të Ri”.

Rusia feston Krishtlindjen Ortodokse më 7 janar, që nënkupton se festë do të jetë deri më 10 janar.

Komentet e Lavrovit erdhën pasi rritjes së tensioneve ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit për shkak të grumbullimit masiv të trupave ruse pranë kufirit me Ukrainën dhe kërkesave të Kremlinit që NATO-ja të mos zgjerohet më në lindje.

Presidenti rus, Vladimir Putin, gjatë konferencës vjetore me gazetarë, i bëri thirrje Perëndimit që të pranojë kërkesat ruse “menjëherë” dhe përmendi një sërë ankesash karshi Ukrainës dhe NATO-s.

Ndërkaq, më 26 dhjetor, në një intervistë të publikuar nga transmetuesi shtetëror rus, Putin tha se Rusia po shqyrton disa opsione nëse Perëndimi nuk plotëson kërkesat e Moskës. Ai nuk dha detaje se cilat janë këto opsione, por shtoi se “do të varet nga propozimet që do të më japin ekspertët tanë ushtarakë”.

Lavrov po ashtu tha se Rusia dëshiron që në bisedimet eventuale me NATO-n të përfshihen zyrtarët ushtarakë dhe kritikoi Aleancën, duke përsëritur qëndrimin se Moska nuk mund të qëndrojë indiference ndaj, siç tha ai, agresionit të NATO-s në afërsi të Rusisë.

“NATO tani është projekt i pastër gjeopolitik për të zhvilluar një territor që ka mbetur pa pronar që prej zhdukjes së (Organizatës) Paktit të Varshavës dhe pas rënies së Bashkimit Sovjetik. Kjo është ajo që ata po bëjnë”, tha Lavrov.

Komentet e Lavrovit erdhën një ditë pasi Ministria e Jashtme ruse pranoi se Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka propozuar që të mbahet një takim më 12 janar i Këshillit NATO-Rusi. Kremlini ende nuk ka treguar nëse do të marrë pjesë në këtë takim./rel

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.