“Duan studime me kosto thuajse zero, të vësh duart në kokë!”, Rama për studentët e mjekësisë: Ta kenë për nder të kthejnë investimin në Shqipëri

Partia Socialiste ka mbledhur ditën e sotme Asamblenë e Zgjeruar në qytetin e Durrësit, nga ku ka mbajtur një fjalë edhe kryeministri Edi Rama.

Rama është ndalur te çështja e studentëve të mjekësisë, për të cilët tha se kostoja që paguajnë për studimet sot në Shqipëri është sa 1/16 e kostos, ndërsa shtoi se kjo e fundit është “thuajse zero”. Kreu i qeverisë e cilësoi këtë si një rast “për të vënë duart në kokë”.Ai shtoi më tej se taksapaguesit shqiptarë nuk mund të

financojnë sistemin mjekësor gjerman, ndaj edhe është marrë vendimi për mbajtjen e diplomave të mjekësisë.

Sipas tij mjekët e rinj duhet “ta kenë për nder” të kthejnë investimin e taksapaguesve shqiptarë në vend pas studimeve të tyre.

“I keni parë ata të mjekësisë. Kostoja e studimeve të mjekësisë në Shqipëri është 1/16 e kostos reale dhe nuk ka asnjë krahasime koston e studimeve në Gjermani. Nuk ka fare. Një nga arsyet që sot në Gjermani ka një problem me mjekët, është kostoja e lartë e studimeve. Për çfarë arsye të gjithë ju, se nuk ka ndonjë student që do studime me kosto thuajse zero, të marrë diplomë për faktin se kostoja reale mbulohet nga taksat tuaja, duan të ikin në Gjermani direkt. Për kë paguan taksa populli shqiptar, për sistemin shëndetësor gjerman? Kjo është të vësh duart në kokë!

Kemi një sistem si magjistratura dhe është e qartë që kush shkon aty është i detyruar pas shkollës të punojë këtu për iks vite. Si mundet ne të financojmë studimet, ku Gjermania merr mjekë nga të mundet, në financojmë me tarifë qesharake fare sistemin shëndetësor gjerman? Pse? Ndërkohë që një shtet paguan universitetin, mbulon kostot, u jep mundësi studentëve të studiojnë që t’i përgjigjet qytetarëve të vetë kur kanë nevojë. Atëherë ne shumë thjesht morëm vendimin. Nuk e ndalojmë njeri të ikë, por nëse duan duhet të paguajnë tarifën që sërish nuk është e plota.

Paguaje tarifën tjetër, mos i rri në kurriz taksapaguesve shqiptarë dhe ik në Gjermani. Por nëse merr diplomën dhe nuk paguan ke detyrimin të rrish, jo 5 vjet, as 20, por nga 1-2 deri në 5 vjet t’ua kthesh këtu investimin që kanë bërë tek ti. Ku jemi këtu? Nuk jemi në kohëra normale, sepse gjithë Evropa është turrur për “mish njeriu”, sepse kudo ka nevojë për krahë pune. Konkurrenca më e madhe do jetë kush të kapë krahët e punës. Ta kenë për nder kthimin e investimit te qytetarët e tyre. Ta kenë për nder”, u shpreh Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts