“Duan ta shohin filmin nga fundi! Të vënë karrocën para kalit!”- Preç Zogaj mbi 4200 firmat për Kuvendin: Duhet të legjitimohen. Ky është manifestim ekstrem i arrogancës








Analisti Preç Zogaj e konsideroi një përpjekje për një Kuvend jashtëstatutor atë të thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha më 11 dhjetor.

preczogaj-saliberisha

Duke folur në emisionin “Opinion” Zogaj thotë se Berisha dhe mbështetësit e tij janë në një manifestim ekstrem të arrogancës dhe kërkojnë të poshtërojnë kryetarin e zgjedhur me parimin “një anëtar një votë”.

Analisti u shpreh se delegatët që kanë firmosur për thirrjen e Kuvendit duhet të legjitimohen.

Berisha ishte dje i pasaktë, i paqartë. Edhe anëtarët e Kongresit janë anëtarësi, edhe kryetari. Ajo ndarja që bëri Berisha është e pasaktë. A mblidhet apo jo Kuvendi? Të dyja palët kanë juristët e tyre. Opinioni im, është kaq e paqartë dhe paqartësia është se këta shmangin Statutin. Përpjekja për një Kuvend jashtëstatutor e bën të paqartë. Presupozohet që janë 1800 veta që kërkojnë një Kuvend, ata duhet të legjitimohen. Këta thonë të shkojnë si anonimë, ta shohin filmin nga fundi, ta vënë karrocën para kalin.  Të shkojmë njëherë atje pastaj…Po të dalin që janë të gjitha falsifikime, do shpërndahet ai Kuvendi. Janë në manifestim ekstrem të arrogancës. Organet që i kanë zgjedhur vetë, janë penduar ditën që Basha vendosi pezullimin e Berishës, i kanë përjashtuar pa e mbledhur Kuvendin. E poshtërojnë kryetarin e zgjedhur me një anëtar një votë. Abstragoj nga emri, flas për postin. E ka thënë Bardhi që verifikojmë firmat, nuk mund të mos mblidhet Kuvendi. Unë jam të mblidhet Kuvendi. Berisha nuk do të mbledhë Kuvend. Berisha ka një rekord të vetin në këto Kuvendet e jashtëzakonshme. Këta duan të bëjnë një miting, duke shkelur rrugën normale. Edhe një referendum popullor për një çështje X që të fitojë kalon në procedura parlamentare”, tha Zogaj.

© Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *