“Duan të shfokusojnë vëmendjen nga korrupsioni”/ Denoncimi i fortë i Metës: Qeveria nxit grupet kriminale për të ndërmarrë akte, vendosin në plan të parë kronikën e zezë


















Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se nxit grupet kriminale për të ndërmarrë akte të ndryshme.

Në një konferencë për mediat, Meta tha se këto bëhen në mënyrë që të shfokusohet vëmendja e opinionit publik nga vjedhjet dhe korrupsioni ku janë të përfshirë qeveritarët.

“Letra iu drejtua Parlamentit pasi është institucioni kryesor në Shqipëri. Ka detyrim të kontrollojë qeverinë. Është përgjegjësi e Parlamentit që të përqëndrohet në zgjidhjen e kësaj çështje. Të gjitha zhvillimet e mëpasshme, mund ta bëjnë kontributin e Begajt në të ardhmen. Pasi kryeministri ka marrë disa vendime të faktit të kryer, në mënyrë tinëzare për të ecur me faktin e kryer. Është detyrë e Parlamentit në rradhë të parë dhe më pas e çdo institucioni. Kur diskutojmë për këtë çështje, të mos nxisim retorika kundër Greqisë. Një nga qëllimet e Ramës është për të spostuar vëmendjen nga vjedhjet që ndodhin këtu. Shpik një konflikt me Greqinë. Jam për të evituar edhe retorikën kundër Serbisë.

Nuk na e ka fajin Vuçiçi që ky bëhet ogiç i Vuçiçit. Atij i ikën nga Serbia 1 për 1000 banorë. Ndërsa ne na ikin 10 në 1000 banorë. Ne nuk duhet të biem në lojrat e këtij. Qëllimi i këtij ky është, të shpiki konflikte, rrëmuja. Madje ka dhe të dhëna, që në bashkëpunim me grupe kriminale, kur ka ngjarje ku është e fokusuar qeveria e këtij dhe korrupsion, nxisin grupet kriminale për të bërë akte që të dalë në plan të parë kronika e zezë për të shfokusuar vëmendjen, mos u habisni për këto gjëra – tha Meta.

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *