Dubai stimulon shiun artificial

20:00 21/07/2021

Arrin temperatura të frikshme prej 49 gradë

Për shkak të motit të nxehtë, i cili ka arritur në temperatura të frikshme prej 49°C, Dubai është detyruar të stimulojë “shi artificial” për t’i ulur ato sado pak. Dubai njihet si një ndër vendet më të nxehta në botë, ku temperaturat thyejnë rekorde.

Shërbimi Kombëtar i Motit i Emirateve të Bashkuara Arabe publikoi ​​pamje në një video ku duken reshjet e mëdha të stimuluara artificialisht. Kjo arrihet duke përdorur teknologjinë e dronëve të cilët lëshojnë ngarkesa elektrike në re, në mënyrë që ato të grumbullohen për të lëshuar reshje.

Dubai nuk është vendi i parë që përdor këtë teknikë. Edhe një superfuqi si Kina ka shpenzuar rreth 150 milionë dollarë në një program për të krijuar shi artificial. Kjo teknikë është e lejueshme të përdoret, pasi nuk përmban kimikate të dëmshme.

Zakonisht në këtë periudhë, Dubai arrin në temperaturat mesatare deri në 41°C, pa pasur asnjë prani të reshjeve.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *