Duhani në referendum, çfarë votohet sot në Zvicër

duhani ne referendum cfare votohet sot ne zvicer
duhani ne referendum cfare votohet sot ne zvicer

10:35 13/02/2022

Votuesit në Zvicër do t’i drejtohen kutive të votimit për të vendosur në lidhje me një draft masash ku përfshihet edhe ndalimi i reklamimit të duhanit në çdo vend ku mund të shikohet nga të rinjtë.

Kjo do të thotë që ndalimi do të jetë i plotë. Zvicra, pavarësisht se është një nga vendet më të shëndetshme dhe miqësor ndaj mjedisit, ka rregullat më të dobëta për duhanin në Europë.

Pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania e ndaluan cigaren në ambiente të mbyllura, Zvicra e lejonte. Tashmë ato janë ndaluar, por gjithsesi reklamat për duhanin kanë vazhduar.

Krahasuar me Europën çmimi i cigareve është më i lirë në Zvicër. Po ashtu 27% e zviceranëve e konsumojnë duhanin që është më e lartë se mesatarja europiane.

Pavarësisht se aktivistë të ndryshëm kanë kërkuar mbajtjen e referendumit për të ndaluar reklamimin, qeveria ka rekomanduar votën për Jo.

Referendumi i kësaj të diele është prej votimeve që bëhet në sistemin e demokracisë direkte në Zvicër. Votuesit do të vendosin mbi disa propozime, edhe sa i përket testimit të kafshëve apo parave të reja në media./tvklan.al

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts