“Duhet angazhim i niveleve të larta në Berlin, Paris e Washington”, eksperti gjerman: Prishtina të shtyjë zbatimin e vendimit për targat. Beogradi të tërhiqet nga Asociacioni

duhet angazhim i niveleve te larta ne berlin paris e washington eksperti gjerman prishtina te shtyje zbatimin e vendimit per targat beogradi te terhiqet nga asociacioni
duhet angazhim i niveleve te larta ne berlin paris e washington eksperti gjerman prishtina te shtyje zbatimin e vendimit per targat beogradi te terhiqet nga asociacioni

Dorëheqjet e pjesëtarëve komunitetit serb nga institucionet e Kosovës, eksperti gjerman për Ballkanin, Bodo Weber, i konsiderohen si përshkallëzimin më të madh në Kosovë që nga viti 2013.

Weber, ka thënë për portalin “Nova”, se ky përshkallëzim nuk ndodh për shkak të dorëheqjeve të serbëve nga postet në qeveri, Parlament dhe komuna, por për shkak të largimit të policëve, gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës.

“Kjo tregon se negociatat mes Beogradit dhe Prishtinës kërkojnë angazhim nga nivelet më të larta në Berlin, Paris dhe Uashington. Ne kemi parë gjithashtu se negociatat për mosmarrëveshjet dypalëshe jashtë kornizës së negociatave gjithëpërfshirëse nuk çojnë askund. Sepse edhe pas mosmarrëveshjeve dypalëshe, siç është mosmarrëveshja për targat, qëndron çështja e statusit”, thotë Weber.

Ai thekson se lëvizjet e fundit të që këto vende tu kthehen negociatave për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Weber beson se e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë është tolerimit nga të dyja palët.

“Nevojitet një reset i plotë nga nivelet më të larta të zyrtarëve perëndimorë. Vetë fakti që në kontekstin e të ashtuquajturit propozim gjermano-francez situata erdhi deri te ky përshkallëzim tregon se jemi ende larg negociatave gjithëpërfshirëse. Nga kjo situatë realisht nuk ka rrugëdalje, përveç shtyrjes së vendimit të njëanshëm të Prishtinës për targat dhe tërheqjes së kërkesës për formimin e Asociacionit nga pala serbe. Dialogu është bllokuar nga Asociacioni gjë që tregon se çështja nuk mund të zgjidhet jashtë kornizës së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse”, vlerëson Weber.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb


Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts