“Duhet më shumë bashkëpunim nga palët”/ Apeli i ambasadorit të BE për reformën në drejtësi: Zbatimi ka qenë i vështirë. Në 5 vitet e ardhshme…








Ambasadori i Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca i bëri thirrje palëve politike që të jenë më shumë bashkëpunuese në reformën e drejtësisë.

soreca

Në fjalën e tij mbajtur në tryezën “5 vjet nga Reforma në Drejtësi”, ambasadori Soreca theksoi se BE është angazhuar shumë për këtë reformë, qoftë edhe financiarisht, ndaj dhe sipas tij, do të kërkohet përgjegjshmëri për përfshirjen në zbatimin e saj.

Ai tha se zbatimi i reformës ka qenë i vështire, sepse do të thotë luftë kundër mosndëshkueshmërisë dhe mbi të gjitha një luftë për të vendosur integritetin dhe ndershmërinë.

“Është një nga hapat më të rëndësishëm që ka ndërmarrë Shqipëria që nga rënie e diktaturës.

Ky moment meriton të kujtohet. Miratimi i reformës kërkoi kurajë dhe angazhim. Faza e zbatimit ka sjellë edhe faktin që ne kemi kuptuar kompeksitetin. Gjatë këtyre 5 viteve ne kemi qenë të bindur për domosdoshmërinë. Është e rëndësishëm që Shqipëria të ece përpara.

Periudha e zbatimit na ka konfirmuar se kur Shqipëria dhe shqiptarët bëhen bashkë gjithçka mund të arrihet

Zbatimi ka qenë i vështire, sepse do të thotë luftë kundër mosndëshkueshmërisë dhe mbi të gjitha një luftë për të vendosur integritetin dhe ndershmërinë.

Zbatimi do të thotë punë dhe dialog të intensifikuar, kërkon forcë dhe besim .

Pra zbatimi ka kërkuar forcë dhe pragmatizëm, ekzistence dhe kompetencë. Kjo do të thotë që ti të ringrihesh kur ke rënë. Do të thotë aftësi dhe dëshirë.

Udhëheqjeje do të thotë aftësi për të arritur një marrëveshje të qëndrueshëm. Një qasje bashkëpunuese që reforma të ketë sukses.

Më lejoni të kërkoj më shumë bashkëpunim nga të gjitha palët, nga institucionet e drejtësisë, shoqëria civilë dhe akademia Duhet të kemi pavarësi dhe integritet. Ne mendojmë se për 5 vitet e ardhshme do të ketë më shumë punë që të përmbyllet zbatim i reformës”, tha Soreca.

Roli i kuvendit te ri

Soreca tha po ashtu se parlamenti i ri që do të mbliedhet në shtator do të ketë një rol të rëndësishëm.

“Kuvendi i ri do të ketë rol të rëndësishëm. Kemi rezultatet e para në luftën kundër pandëshkueshme risë. Por strategjia e dytë duhet ta çoje reformën në një nivel tjetër, përfarimi me standardet evropiane. Një instrument bashkëpunimi për hapat që do të merren.

Është inkurajuese që shikojmë të gjitha aktorët kryesore. Është një mënyrë e mirë për të festuar këtë përjetuar të drejtësisë.  

Reforma në drejtësi mbetet përparësia kryesor e BE. Ne e kemi mbështetur reformën në të gjitha mënyrat e saj. 50 mln deri tani dhe një 9 mln euro që do të jepet për drejtësisë. Ne duam ta shikojmë Shqipërinë më pranë BE. Ky është angazhimi im.”

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *