“Duhet shumë punë!”/ Pas sulmeve nga Izraeli dhe mungesës së ujit dhe ushqimit, civilët në Gaza po përballen me një tjetër rrezik

duhet shume pune pas sulmeve nga izraeli dhe mungeses se ujit dhe ushqimit civilet ne gaza po perballen me nje tjeter rrezik
duhet shume pune pas sulmeve nga izraeli dhe mungeses se ujit dhe ushqimit civilet ne gaza po perballen me nje tjeter rrezik

Pavarësisht faktit që përballen më sulme të vazhdueshme të Izraelit, mungesë të ushqimit dhe ujit, civilët në Gaza po përballen edhe me një tjetër rrezik.

UNRWA, agjencia e OKB-së për ndihmë për refugjatët palestinezë, thotë se kërcënimi i shpërthimit të sëmundjeve në Gaza po rritet, ndërsa po vjen vera dhe temperaturat kanë nisur të rriten.

“Frika jonë është sëmundjet dhe shpërthimi i tyre. Njerëzit çdo ditë përpiqen të gjejnë ushqim, ujë dhe tani përpiqen të gjejnë edhe hije,” tha Scott Anderson, drejtor i çështjeve të UNRWA, për programin Today të BBC Radio 4.

Ai shton se nevojitet punë për të “kontrolluar” mushkonjat, mizat dhe insektet e tjera që shtohen nga grumbullimi i mbetjeve, si dhe për të mbledhur mbeturinat dhe për të vazhduar përpjekjet për të përmirësuar sistemin e ujit dhe kanalizimeve në përgjithësi.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : bota sot www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts