“Duhet të shitet”, Real Madrid “përzë”  Iscon, ja sa vlen futbollisti   

Merkato duket se do të prekë edhe Real Madrid.Ditët e fundit, blancos kanë lëvizur për të qenë në gjendje të shesin apo largojnë lojtarët jashtë projektit.

AS raporton se Isco është një nga ata lojtarë që do të shiten në afatin kalimtar të verës.

Nevoja për të zvogëluar sasinë e pagave (spanjolli merr 7 milion euro neto në sezon) është thelbësore.

Për më tepër, klubi i drejtuar nga Florentino Perez nuk ka ndërmend të humbasë lojtarin në një transferim falas sezonin e ardhshëm. 18 milion euro do të duhen për të bindur Realin të shesë Isco, vlerësimin aktual të lojtarit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *