“Duhet të vijnë të përgatitur këtu, s’po japin dot një përgjigje”, vajza e Bashkim Finos bëhet ‘mollë sherri’ mes Nokës dhe Naços në Komisionin e Sigurisë. Socialisti: Tërhiqe mbrapsht atë…








Mbledhja e sotme e Komisionit për Sigurinë Kombëtare u shoqërua me debate mes deputetëve të opozitës dhe kryetarit të komisionit Nasip Naço.

pjimage (27)

Shkak i debatit u bë mosdhënia e përgjigjeve nga ana e zv. ministres së Jashtme, Megi Fion dhe specialistit të këtij institucioni, në lidhje me disa projekte të programit IPA. Ishte deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ai i cili kërkoi nga kryetari Nasip Naço që të thirret titullari i institucionit dhe jo persona që nuk dinë të interpretojnë ato që lexojnë dhe nuk dinë të japin përgjigje.

Në këtë pikë ndërhyri kryetari i komisionit, Nasip Naço, i cili i kërkoi Nokës të tërhiqte akuzat se stafi është i papërgatitur, ndërkohë që e informoi se ministrja nuk mund të vinte personalisht për shkak të angazhimit profesional.

Pjesë nga debati:

Flamur Noka: Duhet të vijë titullari, përfaqësuesit që janë nuk mund të japin asnjë sqarim, janë të papërgatitur. Ndaj në mbledhje duhet të vijë vetë titullari i institucionit. Nuk mund t’i biem si e ëma e Zeqos në maj të Thanës, dhe kemi gjithë këtë kohë këtu dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje.

Ka qenë si rregull dhe duhet ta kthejmë si rregull, titullari i institucionit duhet të vi i përgatitur dhe me staf.

Pyetja ime është se a do të vijë dikush këtu, dikush që mund të raportojë dhe të informojë saktësisht. Jo të vijmë të tallemi këtu, se s’kemi kohë për të humbur.

Nasip Naço: Për të parën keni të drejtë. Ministrja nuk mundi të vinte dot personalisht për shkak të angazhimeve. Ju lutem për të dytën, atë që janë të papërgatitur stafi, tërhiqeni mbrapsht.

Flamur Noka: Janë të papërgatitur nuk dinë të interpretojnë çfarë është e shkruar aty.

Ishte pyetja e deputetit Enkelejd Alibeaj, asaj të cilës zv. ministrja e Jashtme Megi Fino dhe specialisti i ministrisë, nuk mundën dot t’i jepnin një përgjigje të prerë.

Enkelejd Alibeaj (Pyetja): Kam një pyetje që unë besoj se ishte e qartë. Pyetja e parë që bëra është ka dy shifra 1 milionë e 800 mijë euro apo 1.53 milionë euro, cila është e sakta.

Nëse është 1.8 atëherë as një nga vendet nuk jep para nga xhepi, nëse është 1.5 atëherë dikush duhet të nxjerrë para nga xhepi?

© Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *