“Duhet t’u kërkoje falje grave e vajzave që ke dhunuar e bullizuar”, Floriana Garo-Ramës: Koha juaj ka mbaruar!

SHPËRNDAJE

Zëdhënësja e fushatës së Partisë Demokratike, Floriana Garo i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama. Garo thotë se sot Rama duhet t’i kërkonte falje të gjitha grave dhe vajave që ka bullizuar gjatë këtyre viteve qeverisje.

floriana garo e re

Në një deklaratë nga selia blu, Garo u shpreh se Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, si dhe të drejtohen nga një kryeministër që i respekton.

Reagimi i plotë:

Zoti Rama, të vetmen gjë që duhet të bëje sot ishte t’u kërkoje falje atyre grave dhe vajzave që ke dhunuar, bullizuar, ofenduar e tallur. Imagjino sikur ajo të ishte vajza juaj!

Është koha që vajzat dhe gratë shqiptare do të marrin vendin që u takon, mbrojtjen që meritojnë nga çdo sjellje e padenjë ndaj tyre dhe dinjitetin që u është shkelur këto vite.

Koha juaj ka mbaruar, zoti Rama. Vajzat dhe gratë shqiptare meritojnë një kryeministër që i respekton dhe punon për to. Dhe ky është Lulzim Basha.





Te lidhura



Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume: www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *